Nafta “shpërthen”, Brent mbi 107 dollarë për fuçi: Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Nafta “shpërthen”, Brent mbi 107 dollarë për fuçi: Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të fortë në tregjet ndërkombëtare, me Brent që kërceu mbi 6% dhe iu afrua nivelit prej 110 dollarësh për fuçi. Nafta po përballet me një tjetër valë rritjeje në tregjet globale, teksa tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit dhe transportit të energjisë. Kontratat e së ardhmes për naftën Brent u rritën me 6.42 dollarë, ose 6.34%, duke e mbyllur sesionin në 107.63 dollarë për fuçi. Çmimi tashmë ndodhet pranë nivelit psikologjik prej 110 dollarësh. Edhe nafta amerikane WTI shënoi një rritje të ndjeshme, duke u ngjitur me 6.43 dollarë, ose 6.69%, në 102.48 dollarë për fuçi. Të dy benchmark-et kryesore të naftës prekën nivelet më të larta që prej 19 majit, ndërsa treguan rritjen më të madhe...