“Nafta ruse financon luftën”/ Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh

“Nafta ruse financon luftën”/ Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kundërshtuar pezullimin e sanksioneve ndaj karburantit rus me naftë. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo tha se lehtësimi i kufizimeve do t’i sillte Moskës të ardhura shtesë për të financuar luftën në Ukrainë. Kallas iu referua gjithashtu sulmeve të fundit ruse, të cilat, sipas saj, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 80 civilëve ukrainas brenda dy ditësh. Ajo tha se Rusia ka shtuar edhe sulmet hibride ndaj vendeve të BE-së dhe aleatëve të NATO-s. “Sulmet ruse kanë vrarë mbi 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, duke synuar si shtetet anëtare të BE-së, ashtu edhe aleatët e NATO-s. Pezullimi...