NAFTA NGJITET NË 229 LEKË/ Goditje e re për xhepat e shqiptarëve

NAFTA NGJITET NË 229 LEKË/ Goditje e re për xhepat e shqiptarëve

Çmimi i karburanteve është rritur sërish në Shqipëri, duke iu afruar niveleve të larta të regjistruara gjatë krizës energjetike të vitit 2022. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta po tregtohet nga 226 deri në 229 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte më parë. Rritja është nga 7 deri në 10 lekë për litër. Edhe benzina është shtrenjtuar ndjeshëm. Nga 205 lekë për litër, çmimi ka kaluar në 216–219 lekë, ose 11 deri në 14 lekë më shumë. Shtrenjtimi në tregun vendas vjen pas rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të ndikuara nga tensionet dhe problemet me rrugët e furnizimit në Lindjen e Mesme. Për qytetarët, rritja nuk ndalet vetëm te pompa. Karburanti është një kosto që prek transportin, furnizimin e...