Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar
Megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, investitorët investitorët besojnë se lufta mes SHBA-së dhe Iranit po shkon drejt fundit. Kjo po pasqyrohet qartë në tregjet e naftës, ku çmimet kanë shënuar rënie. Shkak për këtë u bë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se për sa kohë që vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit, sulme të reja ndaj Iranit janë shumë të pamundshme. Paralajmërim ndaj pritshmërive të tepërta Që javën e kaluar çmimi i naftës Brent, një nga standardet kryesore ndërkombëtare për tregtimin e naftës së papërpunuar, kishte rënë me 16 për qind. Megjithatë, analistët paralajmërojnë ndaj pritshmërive të tepërta. “Pavarësisht optimizmit të fundit për një përparim të mundshëm diplomatik, rreziqet gjeopolitike mbeten të larta dhe mundësia e një...
Burimi:
kohajone.com