Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka komentuar rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri, gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko. Bozdo kërkoi ndërhyrjen e shtetit për të ulur çmimin e naftës, duke propozuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe reduktimin e taksës së akcizës. Sipas deputetit demokrat, masa të tilla janë të domosdoshme për të mbrojtur ekonominë prodhuese, veçanërisht në një periudhë kur situata ndërkombëtare mbetet e pasigurt dhe nuk dihet sa do të zgjasin konfliktet që po ndikojnë në tregjet e energjisë. Bozdo kritikoi gjithashtu Bordin e Transparencës, duke thënë se mekanizmi nuk ka sjellë efektin e pritshëm në kontrollin e çmimeve të karburanteve. Ai solli si shembull edhe periudhën e mëparshme të rritjes së çmimeve, kur nafta...
Burimi:
javanews.al