“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

Pas ngjarjes së fundit me Shërbimin Informativ Shtetëror, ku drejtuesja e saj Vlora Hyseni dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen “AKSHI”, ish-ministri i Brendshëm Sandër Leshi, zgjidhjen e sheh te vullneti politik, por me shpresë te Zoti. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai sjell në vëmendje historinë e mbijetesës së shqiptarëve prej shqiptarëve nga viti 1913 deri në vitin 1997. “Zgjidhje ka përherë nëse ka vullnet. Është një shprehje e Fishtës “Zoti ka me rujt Shqipërinë për inat të shqiptarëve”. Ne kemi një marrëdhënie të tillë me zotin që na ruan përherë dhe çuditërisht na ka ruajtur përherë dhe kur kemi punuar kundër saj. Kujto vitin 1913 me ato lëvizjet që luftonin...