Na ishte njëherë një grua që u dashurua sërish
Nga Rielna Paja Kushtuar grave që luftojnë në heshtje me jetën, nënave që mbajnë familje uni -prindërore, grave që kanë humbur bashkëshortin, vajzave e grave të zhgënjyera nga dashuria e martesa e parë. Përrallat flasin përherë për një princeshë që ra në dashuri për herë të parë me një princ. U martuan e jetuan përgjithmonë të lumtur… Por duhet të shkruhen edhe përralla në të cilat princesha arrin të dashurohet për herë të dytë. Historia duhet të fillojë…Na ishte njëherë një grua që u dashurua sërish. Do t’u jepte shumë më tepër shpresë. Gratë që janë zhgënjyer nga dashuria janë më të vështira për t’ u pushtuar. Ato nuk ëndërrojnë shumë, shpesh ia mbathin, fshihen, të bëjnë t’i ndjekësh, duan t’u kushtosh vëmendje, kanë kërkesa,...
Burimi:
kultplus.com