Muzgu i Donald Trump/ Analisti britanik: Ylli i presidentit amerikan po shuhet
Sipas analistit dhe komentatorit britanik Rafael Behr, presidenca e dytë e Donald Trump po përballet me një krizë të thellë strategjike dhe diplomatike. Lufta me Iranin, në vend që të forconte pozitat e SHBA-së, ka ekspozuar kufijtë e fuqisë amerikane dhe ka dobësuar marrëdhëniet me aleatët. Behr argumenton se konflikti iranian është shndërruar në një pikë kthese për administratën Trump. Pas pritshmërive për një fitore të shpejtë, Teherani vazhdon të rezistojë, ndërsa Uashingtoni përballet me kosto të larta ushtarake dhe ekonomike. Sanksionet mbeten një nga instrumentet kryesore të presionit, por edhe ato kanë kufijtë e tyre. Një problem edhe më i madh është konsumimi i rezervave ushtarake amerikane. Sipas Behr, konflikti ka reduktuar ndjeshëm stokun e municioneve dhe interceptorëve të kushtueshëm amerikanë. Kjo krijon pasoja përtej...
Burimi:
ntv.al