Muzeu Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i Krujës, 44 vjet nga inaugurimi
Sot mbushen 44 vjet nga inaugurimi i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Muzeu është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e Shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive turke, për tri herë rresht, në shek. XV. Muzeu është konceptuar si memorial, ku arkitektura sinkronizohet me historinë dhe artet mesjetare. Për përmbajtjen e tij, bashkë me arkitektët punuan një grup historianësh të udhëhequr nga Kristo Frashëri dhe një grup piktorësh të udhëhequr nga Bashkim Ahmeti. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Muzeu numëron disa pavijone, të tilla si pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i...
Burimi:
kultplus.com