Murtaja pneumonike ngre alarmin në Rusi: Si përhapet, cilat janë shenjat e para dhe si trajtohet
Dyshimet për një rast të murtajës pneumonike në Rusi kanë ngritur shqetësim ndërkombëtar, ndërsa autoritetet kanë vendosur në karantinë qindra persona dhe disa institucione shëndetësore. Rasti i dyshuar lidhet me një teknike laboratori, e cila besohet se mund të ketë humbur jetën pas një incidenti gjatë punës me bakterin Yersinia pestis – mikroorganizmi që shkakton murtajën. Sipas raportimeve, rreth 200 persona dhe pesë spitale në Rusi, përfshirë një spital për fëmijë dhe një tjetër për lehona, janë vendosur nën masa karantine. Autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll, ndërsa disa vende të tjera kanë nisur masa parandaluese dhe monitorim më të shtuar. Murtaja pneumonike është forma më e rrallë, por edhe më e rënda e sëmundjes. Pa trajtim të shpejtë, ajo mund të...
Burimi:
syri.net