“Murinjo është një nga më inteligjentët që kam takuar”, Mbape e pranon: A jemi miq te Reali? Ndonjëherë dikush nuk të jep dorën, por kjo është normale

“Murinjo është një nga më inteligjentët që kam takuar”, Mbape e pranon: A jemi miq te Reali? Ndonjëherë dikush nuk të jep dorën, por kjo është normale

Kilian Mbape ka dhënë një intervistë për “AS”, ku ka ndarë me publikun përshtypjen e tij për të punuarit me Murinjon. Ai ka shprehur vleresimin maksimal për trajnerin portugez, të cilin e konsideron një lider të vërtetë. Sa i përket raporteve mes lojtarëve, ylli francez ka pranuar se në një ekip futbolli jo të gjithë lojtarët mund të jenë miq me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka krejtësisht normale. “Ai është një nga njerëzit më inteligjentë që kam takuar ndonjëherë. Është një lider. E dija këtë para se të vinte, por ta shohësh çdo ditë të bën të kuptosh se ai është një njeri vërtet i veçantë dhe një trajner legjendar, i cili ka lënë gjurmë në epokën e tij dhe do të vazhdojë ta bëjë...