No Image Available

Mungonin avokatët-Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës: Më mungojnë fashikujt e dosjes! Kryemadhi: Po fshihen provat shfajësuese

TIRANË-Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Shkak është bërë mungesa e avokatëve dhe anëtares së trupës gjykuese, Rudina Palloj. Si pasojë seanca e radhës do të zhvillohet më 24 shtator. Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave. Ndërkohë Meta kritikoi gjykatën, duke thënë se i jepet fjala prokurorit, por jo të pandehurit. Ai pretendoi gjithashtu se nga dosja mungojnë mbi 70 fashikuj dhe faqe të dokumentacionit. Ndërkohë jashtë ambjenteve të GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është kryer analiza financiare në dosjen ndaj saj dhe Ilir...