Mungojnë avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt

Mungojnë avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në sallën e gjyqit e avokatëve të zgjedhur nga të pandehurit, si dhe e avokatëve të caktuar nga lista e ndihmës juridike falas, të cilët ishin përzgjedhur nga GJKKO në seancën e kaluar. Ndërkohë, përmes një deklarate, Erion Veliaj ka kërkuar që të mbrohet vetëm nga avokati i tij, Plarent Ndreca, duke kundërshtuar përfaqësimin nga avokatë të tjerë. Seanca e radhës për çështjen ndaj Veliajt dhe të bashkëpandehurve pritet të mbahet më 3 nëntor.