“Mundimet e Martirëve të Karadakut”, tregim nga Ndue Ukaj

“Mundimet e Martirëve të Karadakut”, tregim nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Nga Ndue Ukaj Ne jetonim në një rrafshnaltë, ku shtriheshin shtëpi të rralla e të punuar me gurë, nëpër të cilat dukeshin gjurmë dhimbjesh, kurse rreth e përqark nesh shtrihej një horizont i bukur, ku të puthitura me qiellin rrinin madhështore kreshtat e Maleve të Sharrit. Përpara ishte maja e Lubotenit, një pikë ku toka dukej se ishte përqafuar me qiellin. Kishin kaluar shumë stinë e shumë mote prej kur ne zgjoheshim pa e ditur se si do të na zinte muzgu i mbrëmjes dhe na përpinte errësira, pa e ditur se çfarë do të prisnim në mëngjes. Jetonim fshehurazi. Mashtronim vetveten dhe të tjerët deri një ditë, kur gjërat u duk se morën kthesë të re, si në një fillim të ri...