Muçi-Salah, kuptohen me sy mbyllur. Super asist nga shqiptari, egjiptiani finalizon (video)
31 Gusht 2026 21:05 Telesport Trabzonspor ka kaluar shpejt në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Amedspor, e vlefshme për javën e tretë në Superligën turke. Pas vetëm 11 minutash lojë, Ernest Muçi jep një super asist, ndërsa Mohamed Salah dërgon topin në rrjetë dhe kalon në avantazh të tijtë. SHIKOGOLIN Edhe në fitoren e javës së kaluar ndaj Basaksehir, dyshja në fjalë sërish kombinuan mes tyre, duke treguar që kuptohen në mënyrë fantastike dhe prej tyre pritet të ketë gola të shumtë këtë sezon. Për Salah është goli i tretë në tre ndeshje në Superligën turke. Për Muçin është asisti i dytë në tre ndeshje. Në ndeshjen tjetër që po luhet po tani, Besiktas po udhëheq 1-0 ndaj Corum.
Burimi:
telesport.al