Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030
Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë emisionit në TV SCAN, ku ajo foli për ecurinë e projekteve kryesore hekurudhore dhe objektivat e vendit tonë për integrimin në rrjetin evropian të transportit, brenda vitit 2030. “2030-a për ne, për pjesën e projekteve siç është Tiranë-Durrësi dhe lidhja me aeroportin e Tiranës, patjetër që është një realitet dhe ne shpresojmë që 2027-a të na gjejë me një linjë hekurudhore të rehabilituar. Ndërkohë për segmentet shtesë, pra për 4 km për kthimin e stacionit të trenit në Tiranë, ka një segmentim po themi. Por që Tiranë-Durrësi dhe lidhjen me aeroportin, brenda 2027-ës urojmë...
Burimi:
javanews.al