Mozaiku i Tiranës, historia antike risillet përmes teknologjisë 3D dhe Gigapixel

Mozaiku i Tiranës, historia antike risillet përmes teknologjisë 3D dhe Gigapixel

10 September, 2026 - 17:00 Mozaiku i Tiranës është kthyer në një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë shqiptare të antikitetit. Pas restaurimit dhe rikonstruksionit të plotë të sitit, ky mozaik është bërë shumë më i frekuentuar prej turistëve vendas e të huaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky mozaik rikthehet si një hapësirë ku trashëgimia kulturore dialogon me të tashmen, duke përdorur teknologjinë në shërbim të ruajtjes, interpretimit dhe përjetimit të historisë”. “Përmes rindërtimit 3D, instalacioneve interaktive dhe teknologjisë Gigapixel, ky sit vendos një standard të ri për dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, tha Gonxhja. Mozaiku i Tiranës është Monument Kulture i Kategorisë I. Ai është pjesë e...