MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 10 tetor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 10 tetor 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe me intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët përgjatë gjithë ditës. Përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e pasdites dhe ato të mbrëmjes reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s,përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Post navigation