MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 shtator 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com