MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 15 shtator 2026…
Shqipëria pritet të përfshihet të martën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU).Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit.Sipas SHMU, vranësirat e dendura mbi relievet kodrinore dhe malore në lindje e jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara.Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.SHMU rekomandon ndjekjen e përditësimeve të parashikimit meteorologjik për ndryshimet e mundshme të kushteve të motit. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com