MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 31 gusht 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com