MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 tetor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 tetor 2026…

Vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në zonat malore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.Në dete pritet valëzim i forcës 2–3 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 8°C në Kukës deri në 28°C në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.Në Tiranë temperaturat pritet të variojnë nga 15°C deri në 27°C, ndërsa në Korçë nga 9°C deri në 19°C. Në Sarandë temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 26°C.Post navigation