MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 20 shtator 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 20 shtator 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë gjatë ditës së diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Sipas parashikimit, dita do të nisë me kthjellime, ndërsa prej orëve të mesditës dhe deri në pasditen e vonë pritet shtim i vranësirave, të cilat do të jenë mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit.Në zonën lindore, vranësirat e dendura në relievet kodrinore dhe malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët. Në periudha të shkurtra, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.Era parashikohet të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se kushtet...