Moti në Britani: Në fuqi alarmi i verdhë për borë në disa pjesë të vendit

Moti në Britani: Në fuqi alarmi i verdhë për borë në disa pjesë të vendit

Një alarm i verdhë për borë është në fuqi në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për pengesa të mundshme në qarkullim. Sipas Zyrës Meteorologjike britanike (Met Office), paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në orën 11:00 dhe përfshin një zonë nga West Midlands deri në jugperëndim të Skocisë. Zona e prekur përfshin pjesën më të madhe të Yorkshire, si dhe Derbyshire, Northumberland, Greater Manchester, Cumbria dhe Lancashire. Meteorologët paralajmërojnë se disa rrugë dhe linja hekurudhore mund të pësojnë pengesa. Gjithashtu, ekziston një mundësi e vogël për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me shërbimet e telefonisë mobile. Ndikimi më i madh pritet të jetë në zonat malore, në lartësi prej 100 metrash e më shumë. Në zonat më të ulëta,...