Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje
Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje Kjo e diel parashikohet të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Shqipëri. Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites, me reshje shiu në disa qytete, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Në Tiranë, temperatura pritet të arrijë rreth 18°C në mesditë. Pasditja do të jetë kryesisht e vranët, ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje të herëpashershme shiu. Në Shkodër, temperaturat do të ngjiten deri në 14°C, me mundësi reshjesh gjatë pasdites. Në Vlorë, maksimumi pritet të arrijë 20°C, ndërsa shiu parashikohet në orët e mbrëmjes. Në Korçë, mëngjesi do të jetë i ftohtë, rreth 2°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të arrijnë 11°C. Reshje të herëpashershme mund të ketë në mbrëmje. Në Kukës, parashikohen kthjellime paradite dhe shtim vranësirash pasdite,...
Burimi:
kohajone.com