Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët në shumicën e territorit. Në jug dhe lindje, priten shtrëngata të izoluara në intervale të shkurtra kohore. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në lindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 13 m/s, duke shkaktuar valëzim në det me forcë 1-3 ballë.
Burimi:
kohajone.com