Moti i keq/ Pa energji elektrike disa zona në qarkun e Kukësit, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa!
Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ku vijojnë ndërprerjet e energjisë elektrike në një numër të konsiderueshëm njësish administrative dhe lagjesh. Sipas informacionit të situatës së raportuar deri në orën 08:50 të datës 13 nëntor 2026, i gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara me erë të fortë. Pa energji elektrike në disa zona të Kukësit, Hasit dhe Tropojës Në Bashkinë Kukës, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Malzi, Kolsh, Surroj dhe Tërthore, si dhe në lagjet nr. 1, 2 dhe 3 të qytetit të Kukësit. Problematika raportohen edhe në Bashkinë Has, ku pa energji elektrike janë qyteti i...
Burimi:
javanews.al