Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar. Më e prekur paraqitet Fushë-Thethi, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur në afërsi të banesave, duke krijuar rrezik për to. Si pasojë e përmbytjeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës. Krahas vërshimeve, një tjetër problem për zonën mbetet ndërprerja e energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë për banorët në këto kushte atmosferike. Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme dhe ka lënë pa energji elektrike një numër të madh njësish administrative dhe lagjesh në Kukës, Has dhe Tropojë. Në Bashkinë...
Burimi:
gijotina.com