Moti i keq lë pas dëme në Elbasan, 30 banesa dhe 20 ambiente të prekura

Moti i keq lë pas dëme në Elbasan, 30 banesa dhe 20 ambiente të prekura

Katër grupe pune kanë nisur këtë mëngjes verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq që përfshiu Elbasanin një ditë më parë. Ekipet po bëjnë evidentimin dhe dokumentimin e pasojave të reshjeve dhe prurjeve të ujit në zona të ndryshme. Sipas të dhënave paraprake, deri tani janë konstatuar dëme në rreth 30 banesa, ndërsa janë prekur edhe 20 bodrume, ku përfshihen ambiente biznesi dhe hapësira të përdorura për parkim. Gjatë procesit të verifikimit, grupet e punës po evidentojnë dëmet e shkaktuara në banesa, përfshirë pajisjet elektroshtëpiake dhe elementë të tjerë të dëmtuar nga uji. Në të njëjtën kohë, ekipet e ndërhyrjes vijojnë punën në terren për pastrimin e inerteve dhe largimin e ujit nga zonat ku ende nuk është tërhequr plotësisht. Pjesë e ndërhyrjes...