Moti ekstremal godet zgjedhjet në SHBA, 18 qendra votimi zhvendosen në Florida
Kushtet e rënduara atmosferike po shkaktojnë vështirësi në zhvillimin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Përmbytjet e rrezikuara në Florida kanë detyruar autoritetet të zhvendosin me urgjencë 18 qendra votimi në shtatë qarqe, vetëm 45 minuta para hapjes së tyre. Probleme janë raportuar edhe në shtete të tjera. Në Arizona, disa qendra votimi janë mbyllur përkohësisht, ndërsa në qarkun San Juan të Utahut, votuesve u është dhënë mundësia të kërkojnë dhe të dorëzojnë fletët e votimit në mënyrë elektronike. Ndërkohë, në Kolorado është zhvendosur një qendër votimi, ndërsa reshjet kanë ndikuar edhe në Iowa, Kansas dhe Teksas. Parashikimet meteorologjike tregojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë gjatë ditës, me stuhi në disa shtete, erëra të forta dhe mundësi për tornado afatshkurtra në...
Burimi:
kohajone.com