Moska paralajmëron sërish të huajt dhe diplomatët: Largohuni nga Kievi!

Moska paralajmëron sërish të huajt dhe diplomatët: Largohuni nga Kievi!

Ministria e Jashtme ruse përsëriti të shtunën paralajmërimin e saj për vizitorët e huaj dhe diplomatët që të largohen nga kryeqyteti ukrainas Kiev ose, në rast se kjo nuk arrihet, të shmangin zonat pranë objekteve ushtarake dhe ndërtesave qeveritare. Ministria tha se forcat e armatosura të Rusisë po vazhdonin “sulme sistematike të synuara kundër objektivave ushtarake në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase”, në përgjigje të asaj që e përshkroi si “veprime terroriste nga forcat e armatosura ukrainase kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile të vendit tonë (Rusisë)”. Moska i kishte paralajmëruar të gjithë shtetasit e huaj të mos vizitonin ose të qëndronin në Kiev në maj. Ndërsa disa vende i kishin paralajmëruar qytetarët e tyre të mos udhëtonin drejt Ukrainës, Rusia vuri në dukje...