“Mos na hapni probleme”/ Arrestimi dhe akuzat për dhunë ndaj dajës së saj, reagon Zegjine Çaushi: I kam takuar, më folën për martesë…

“Mos na hapni probleme”/ Arrestimi dhe akuzat për dhunë ndaj dajës së saj, reagon Zegjine Çaushi: I kam takuar, më folën për martesë…

zegjine caushi-fotoja qe ka publikuara me dajen e saj TIRANË- Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar pas raportimeve se daja i saj, Bledar Bakaj, është përfshirë në një përplasje me ish-bashkëjetuesen e tij Merita Gremaj dhe ka plagosur babanë e kësaj të fundit.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi sqaron se për ngjarjen është informuar nga mediat dhe se nuk ka pasur dijeni për episodet e dhunës të pretenduara nga 34-vjeçarja Merita Gremaj. Madje, për këtë të fundit, deputetja thotë se i ishte prezantuar si bashkëjetuesja e Bledar Bakajt. Gjatë bisedës, sipas deputetes, 34-vjeçarja i kishte thënë se i kishte marrë parasysh edhe kushtet në të cilat ai jetonte, pavarësisht se babai i saj nuk e kishte aprovuar lidhjen. Ajo tregon se takimi kishte ndodhur në fillim të...