Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni
Shumë persona mendojnë se pajisjet elektrike nuk konsumojnë energji në momentin që i fikin me telekomandë ose i lënë në gjendje pritjeje. Por në të vërtetë, ato mund të vazhdojnë të tërheqin energji elektrike edhe kur nuk janë në përdorim. Ekspertja Natalia Lachim, në një prononcim për gazetën britanike Metro, shpjegon se kjo praktikë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e faturave të energjisë elektrike. Në shumë shtëpi është e zakonshme që karikuesit e telefonave dhe laptopëve të qëndrojnë vazhdimisht në prizë, televizorët të lihen në modalitetin e pritjes, ndërsa pajisje të tjera të mbeten të lidhura edhe pasi përdorimi i tyre ka përfunduar. Sipas ekspertes, ky është një konsum i panevojshëm që mund të shmanget me një veprim fare të thjeshtë. “Sa herë që një pajisje...
Burimi:
javanews.al