”Mos hajde më në Shqipëri”, Beqiri: SPAK-u i dha mesazh Vlora Hysenit

”Mos hajde më në Shqipëri”, Beqiri: SPAK-u i dha mesazh Vlora Hysenit

Juristi Ideajet Beqiri flet për Vlora Hysenin, dhe thotë se SPAK publikoi pjesë nga dosja e dërguar në gjykatë për marrjen e masës së sigurisë, ku sipas tyre rezultojnë mbi 300 komunikime, mesazhe dhe telefonata me Ergys Agasin, si dhe biseda të shkëmbyera mes tyre. Por sipas juristit, ky nuk është thelbi i akuzës. “Ky nuk është thelbi i akuzës, por sikurse quhet, dyshimi i arsyeshëm për të nisur hetimet. Dyshimi është se ka përkrahur një person në kërkim dhe ka përhapur sekrete shtetërore. Por nuk është dhënë asnjë informacion se çfarë materiali ka që i është dhënë, apo dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”,-tha i ftuar në ”RTSH”. Beqiri shtoi se SPAK kishte mundësi të merrte masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit më...