Mos flisni dokrra! Spaho i kthehet Berishës: Edhe ne demokratët e mbështetëm krijimin e Gjykatës Speciale!

Mos flisni dokrra! Spaho i kthehet Berishës: Edhe ne demokratët e mbështetëm krijimin e Gjykatës Speciale!

Pas akuzave që opozita bëri dje në bllok ndaj kryeministrit Edi Rama se ka punuar kundër Kosovës dhe se ka mbështetur ngritjen e Gjykatës Speciale, që dënoi liderët e UÇK-së, ish-deputeti demokrat Edmond Spaho i thotë PD-së se edhe ajo mbështeti krijimin e saj. Reagimi Nisur nga verdikti i Tribunalit të Hagës për 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, sot kam shkruar se klasa politike shqiptare, çdo zhvillim në Kosovë e shikon të lidhur ngushtë me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe përfitimet ngushtësisht të sajat. Dhe besoj që nuk kam gabuar. Për politikën shqiptare ka rëndësi se sa mund të përfitojë ajo nga zhvillimet politike në Kosovë. A fiton Kosova nga qëndrimet e partive politike shqiptare, kjo pak rëndësi ka për ta. Zoti Berisha, dhe ne...