Mos e vrit veten as këtë natë
28 September, 2026 - 20:30 Poezi nga Rita Petro Mos e vrit veten as këtë natë Ti Që çdo mesnatë e gjen shtëpinë Zhytur në errësirë… Ku e zeza dhe drita pikturojnë Imazhet e tua surreale, Lindur prej një truri të eksituar Nikotine-alkoole-drogash… Mos e vrit veten as këtë natë Duaje vetminë tënde Madhështore, të shurdhët, Zhurmë-tingujsh dhe aromë-masturbimesh delirante. Mos Mos e vrit veten as këtë natë! Vetmia jote boheme është më e mirë Se gënjeshtra që mban në një krevat burrin dhe gruan, Se pagjumësia e “liderit” pervers Që ëndërron të shembë çdo ditë nga një ëndërr tonën, Se makthi i atij që fle Mbi dyshek parash erëndyrë, Spërkatur me Pure White Cologne. Prit! Para se ta pish dhe pikën e fundit të helmit, Dëgjoje qarjen e saksit që vjen nga lokali poshtë Klithmën e mbytur të seksit Pas murit në të majtë, Drithmën e celularit dritëmekur, Kur vizatohet një...
Burimi:
kultplus.com