Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, mbeti e gjallë pas një përpjekjeje të dështuar për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës. Sipas avokatëve të saj, 50-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike në një spital pranë Nashville, e pavetëdijshme, e intubuar dhe nën mbështetje të ventilatorit. Pike u injektua të mërkurën me dy doza pentobarbital, një medikament që përdoret në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës në SHBA. Megjithatë, ajo nuk vdiq dhe u transportua me ambulancë në spital. Avokatët e saj kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë për ruajtjen e të gjitha provave që lidhen me përpjekjen e dështuar të ekzekutimit. Sipas dokumenteve gjyqësore, stafi i burgut u përpoq të vendoste linja intravenoze të paktën shtatë herë. Në një moment, një nga gjilpërat dyshohet se...