“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë shtetërore si në vendet e BE

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë shtetërore si në vendet e BE

Partia Demokratike kërkon miratimin e një kuadri të ri ligjor që garanton garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat, duke u nisur nga denoncimet që kanë shoqëruar kompaninë e prodhimit të armëve Kayo. Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi se skema që është përdorur për ngritjen e kësaj kompanie garanton përjashtimin e saj nga proceset konkurruese, ndërkohë që shmang çdo kontroll se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit. “Pse asnjë institucion nuk i kontrollon dot? Sepse të tre ligjet që janë thelbësore për kontrollin e fondeve publike (ligji për prokurimin publik, ligji për veprimtarinë e KLSH-së, auditi i brendshëm) nuk arrijnë dot të operojnë kur shumicën e bordit dhe pronësinë reale e ka privati. E thënë thjesht, këto shoqëri blejnë ku të...