“Monitorit të Demokracisë”: 17 për qind e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë
Sipas “Monitorit të Demokracisë” 2026 gati një e pesta e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë.Fotografi: Stefan Boness/IPON/picture alliance Sipas “Monitorit të Demokracisë” 2026 narrativat dhe teoritë konspirative gjejnë mbështetje te një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Gjermani. Gati një në pesë gjermanë ka botëkuptim dhe pikëpamje tipike të populizmit të djathtë. Ky është përfundimi i një ankete përfaqësuese të kryer nga instituti i sondazheve Forsa për studimin “Monitori i Demokracisë”, që publikohet çdo vit nga Universiteti Hohenheim në Shtutgart. Sipas Frank Brettschneider, profesor i komunikimit dhe i shkencave politike, i cili koordinon studimin, populistët e djathtë mbështeten vazhdimisht në të njëjtën skemë argumentimi: ata pretendojnë se ekziston një “vullnet i njësuar i popullit”, i cili pengohet ose shtypet nga forca të brendshme dhe...
Burimi:
kohajone.com