Monika Lubonja dhe Eli Fara e denoncuan/ Shokon avokati: Hila nuk rrezikon burg
Një ditë pasi Monika Lubonja bëri të ditur përmes një postimi në Instagram se ka depozituar kallëzim ndaj kompozitorit Adrian Hila lidhur me publikimin e videove intime në rrjet, çështja është komentuar edhe nga avokati Kujtim Cakrani. Lubonja ka deklaruar se e ka kallëzuar Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Cakrani tha se, bazuar në akuzën e ngritur, Hila nuk rrezikon dënim me burg, por një gjobë. “Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund ta kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një...
Burimi:
ntv.al