Monedha e vetme që e ka figurën e një gruaje shqiptare
E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet me një grua, është monedha me prerje 100 Lekë. Në pjesën e pasme të saj paraqitet mbretëresha ilire Teuta, shoqëruar me mbishkrimin “Republika e Shqipërisë” dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000. Pas vdekjes së parakohshme të të shoqit, Agronit, Teuta trashëgoi fronin mbretëror, duke u vendosur në krye të shtetit dhe ushtrisë ilire gjatë viteve 230-228 p.e.s. Edhe pse qëndresa e saj në krye të shtetit zgjati më pak se tre vjet, Teuta zhvilloi një veprimtari energjike. Ajo përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë e Veriut dhe rriti fuqinë politike të mbretërisë. Fitoret e saj ngjallën zemërim të madh tek Perandoria Romake, e cila bashkë me tradhtitë e brendshme...
Burimi:
kultplus.com