Mona Lisa me shenjat e mastektomisë, murali në Milano përcjell mesazh solidariteti me gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit
Një nga portretet më të njohura në historinë e artit po shërben si simbol i solidaritetit me gratë që kanë përjetuar kancerin e gjirit. Në Milano të Italisë, artisti Alexandro Palombo ka realizuar një mural të veçantë, ku Mona Lisa shfaqet me shenjat e një mastektomie të dyfishtë, duke e shndërruar figurën ikonike të frymëzuar nga kryevepra e Leonardo da Vinçit në një mesazh për forcën, guximin dhe mbijetesën. Murali është vendosur pranë Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, në kuadër të nismave për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit. Përmes kësaj vepre, Palombo synon të sjellë në vëmendje përvojat e grave që përballen me diagnozën, ndërhyrjet kirurgjikale dhe ndryshimet fizike e emocionale që shoqërojnë trajtimin. Në këtë interpretim artistik, Mona Lisa shfaqet e veshur me...
Burimi:
kultplus.com