Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)
Një tragjedi ka ndodhur në Filipine, ku dy avionë ushtarakë stërvitorë u përplasën në ajër gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e katër pilotëve, njoftoi të shtunën Forcat Ajrore të vendit. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, në bazën ajrore Fernando, në qytetin Lipa, në provincën Batangas, në jug të kryeqytetit Manila. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet ushtarake, në stërvitje morën pjesë dy avionë me një motor dhe helikë, të tipit SF-260, të cilët u përplasën teksa fluturonin në lartësi të ulët. Përplasja ndodhi rreth orës 15:51 me orën lokale, ndërsa të dy avionët përfunduan në tokë brenda perimetrit të instalimit ushtarak. Të katër pilotët që ndodheshin në dy avionët humbën jetën. Pavarësisht përmasave të aksidentit, nuk pati persona të tjerë...
Burimi:
javanews.al