Momenti i sikletshëm/ Macron tenton të përqafojë kryeministren islandeze, por ajo…

Momenti i sikletshëm/ Macron tenton të përqafojë kryeministren islandeze, por ajo…

Një fotografi e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministres së Islandës, Kristrún Frostadóttir, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ka fiksuar një moment të pazakontë mes dy liderëve gjatë një samiti evropian. Në imazhin e publikuar nga agjencia franceze AFP, Macron shfaqet duke iu afruar kryeministres islandeze me krahët e hapur, në atë që duket si një tentativë për ta përqafuar. Nga ana tjetër, Frostadóttir duket se tërhiqet lehtë prapa, ndërsa vendos njërën dorë mbi shpatullën e presidentit francez. Kontrasti mes gjesteve të tyre tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Macron shfaqet i buzëqeshur, ndërsa kryeministrja islandeze duket më e rezervuar. Fotografia u shpërnda me shpejtësi dhe nxiti interpretime e komente të shumta. Megjithatë, momenti i kapur nga aparati zgjat vetëm një fraksion...