Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë
Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s. Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës. Loja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan lojtarët e të dyja skuadrave të shqetësuar për gjendjen e tij. Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit mes tyre, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Fillimisht pati frikë për një problem serioz, por më pas u bë e ditur se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar...
Burimi:
javanews.al