Modeli i Seyhanit/ Si iu “falën” 100 milionë dollarë BKT-së me bekimin e Bankës së Shqipërisë
Në fillim të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Bankës Kombëtare Tregtare thirri me urgjencë dhe në panik një mbledhje jashtë radhe. Turkoashakët që drejtonin BKT-në kishin “luajtur ruletë” dhe kishin humbur shumë para. Kjo e kishte vënë bankën më të madhe të vendit para dy zgjedhjeve. Ose të shtonte rreth 100 milionë dollarë kapital, ose të merrej nën administrim nga shteti. Por Seyhan Pencabligil, i ardhur në Shqipëri si riosh dy dekada më parë dhe i shndërruar në mbretin e bankingut shqiptar, kishte gjetur një zgjidhje të tretë teksa rrinte pas dyerve të Bankës së Shqipërisë; ndryshimin e defterëve. Diku mes 24 shkurtit dhe 3 marsit të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të BKT shpalli ndryshimin e modelit të biznesit. Pas togëfjalëshit ekzotik të...
Burimi:
sot.com.al