Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin
Ekonomia shqiptare ka vijuar zgjerimin e saj gjatë vitit 2025, duke arritur një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 26.5 trilionë lekësh (rreth 27 miliardë euro) dhe një rritje prej 3.66%, ritmi më i ulët që prej periudhës së rimëkëmbjes nga pandemia. Megjithatë, struktura e kësaj rritjeje nxjerr në pah një varësi të theksuar nga sektorë që gjenerojnë qarkullim të lartë por krijojnë pak kapacitete prodhuese afatgjata, ku një pjesë e konsiderueshme e zgjerimit i detyrohet administratës publike dhe taksave neto. Pesha e lartë e ndërtimit dhe tkurrja e industrisë përpunuese Sektori i ndërtimit është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke zënë rreth 12.6% të PBB-së – niveli më i lartë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në raport me mesataren evropiane,...
Burimi:
javanews.al