Mjerimi ulet këmbëkryq/ Pragu i varfërisë dyfishohet, pensionet dhe ndihma ekonomike në vendnumëro
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (315 euro) në muaj për një person në vitin 2025. Por, ndërsa pragu i të ardhurave që e klasifikon një individ në rrezik varfërie është rritur me ritme të shpejta, pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë më poshtë këtij niveli. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë në vitin 2025, ose 29,130 lekë në muaj, nga 14,232 lekë në muaj në vitin 2019. Në gjashtë vjet, ky prag është rritur me 104.7%, ose rreth 15 mijë lekë...
Burimi:
syri.net