Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!
Në protestën e 127-të kundër qeverisë, mjeku Ermal Pashaj ngriti shqetësime për reformën administrative territoriale që pritet të votohet në Kuvend në ditët në vijim. Pashaj tha se prej 127 ditësh qytetarët protestojnë për të kërkuar përfaqësim më të denjë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si centralizim të vazhdueshëm, duke pretenduar se kjo ka vështirësuar aksesin e banorëve në burime dhe shërbime. Ai bëri të ditur se qytetarët kanë hartuar një peticion drejtuar qeverisë dhe të gjitha grupeve parlamentare, ku kërkojnë mekanizma që, sipas tij, të garantojnë më shumë akses dhe mundësi për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha. “U bënë 127 ditë që protestojmë për të kërkuar të drejtën tonë për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet...
Burimi:
gijotina.com