Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë i janë bashkuar protestës së studentëve, duke dalë me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Në deklaratën e tyre, profesionistët e shëndetësisë theksojnë se nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë situatës së krijuar, ndërsa e cilësojnë arsimin cilësor dhe të drejtën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në vend si çështje që i përkasin gjithë shoqërisë. Ata kërkojnë që kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe të krijohen kushtet për një dalje paqësore nga situata. Në përfundim, mjekët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë e cilësojnë të papranueshme lënien pa ndihmë të...